Ministrja Nagavci pret në takim anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga MAShTI.

Gjatë takimit, ministrja Nagavci uroi anëtarët e rinj për detyrën e re dhe theksoi rëndësinë që ka Këshilli Drejtues në zhvillimin strategjik dhe qeverisjen e mirë të universitetit publik më të madh në vend.

Ministrja theksoi se MAShTI do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, avancimin e kërkimit shkencor dhe forcimin e autonomisë universitare.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues shprehën përkushtimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin institucional dhe akademik të Universitetit të Prishtinës, si dhe për të siguruar transparencë dhe efikasitet.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së të emëruar nga MAShTI janë: Altin Sahiti, Myesere Hoxha, Berenika Gashi dhe Arbëresha Nela – Turjaka.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors