Ministrja Nagavci në 78-vjetorin e shkollës “Emin Duraku”: Fëmijët janë prioriteti ynë i përbashkët

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë sot në shënimin e 78-vjetorit të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, ku u prit nga stafi i shkollës, nxënësit dhe prindërit.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, ministrja Nagavci theksoi se zhvillimi i një arsimi cilësor mbetet prioritet i pandryshueshëm dhe se mbështetja për shkollat dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve janë shtylla kyçe për përparimin e sistemit arsimor.

“Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë që kemi. Puna dhe angazhimi për ta na bashkojnë të gjithëve – nivelin qendror e lokal, institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile. Partneritetet që krijojmë na mundësojnë që secili prej nesh të japë më të mirën për fëmijët,” tha Nagavci.

Në fund, ministrja uroi ditën e shkollës, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese komunitetit arsimor të “Emin Durakut”.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, drejtori i shkollës i dhuroi ministres një punim të punuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors