Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së 13 shpërblimeve për studentët përfitues të Thirrjes së hapur për projekte kreative dhe inovative në fushat STEM, e cila synon nxitjen e inovacionit dhe zgjidhjeve të aplikueshme për sfida shoqërore dhe mjedisore.
Me këtë rast, Ministrja Nagavci uroi studentët përfitues të projekteve për suksesin e arritur dhe theksoi se mbështetja e tyre në fushat STEM është investim në të ardhmen e vendit, duke vlerësuar idetë inovative, punën ekipore dhe përfshirjen e barabartë të vajzave dhe djemve, si dhe duke inkurajuar zhvillimin e projekteve të realizueshme që adresojnë nevoja reale të shoqërisë.
Thirrja ka qenë e hapur për studentët Bachelor nga fakultetet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës në universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë, në periudhën 08.10.2025 – 05.11.2025.
Shpërblimet janë ndarë si vijon:
Fusha e Arkitekturës:
Vendi i parë – 1,000 €
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës me projektin “Biblioteka inovative”
Vendi i dytë – 750 €
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës me projektin “Prishtina e heshtur”
Vendi i tretë – 500 €
Kolegji UBT, Fakulteti i Arkitekturës me projektin “Qendra kulturore dhe kreative me funksione mikse”.
Fusha e Inxhinierisë
Vendi i parë – 1,000 €
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i inxhinierisë, Elektrike dhe Kompjuterike me projektin “VitaNet”
Vendi i dytë – 750 €
Universiteti i Prishtinës, FIEK dhe FSHKI me projektin “Digë e Automatizuar”
Vendi i tretë – 500 €
RIT Kosovo, Fakulteti i Shkencës Kompjuterike me projektin “Air Quality Kosovo”
Fusha Matematikë e aplikuar
Vendi i parë – 1,000 €
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike dhe Natyrore me projektin “RuajMençur”
Vendi i dytë – 750 €
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë, Elektrike dhe Kompjuterike me projektin “A World Away”
Fusha Shkencë
Vendi i parë – 1,000 €
Universteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike dhe Natyrore me projektin “Biofilter-Ekopanel”
Vendi i dytë – 750 €
Universiteti i Mitrovicës, Fakulteti i Gjeoshkencave me projektin “Riciklimi në ekonominë qarkore dhe ndikim social”
Fusha Teknologji
Vendi i parë – 1,000 €
RIT Kosovo, Computing & Information Technologies me projektin “STEM Link”
Vendi i dytë – 750 €
Universiteti i Mitrovicës me projektin “Ndihmo tjetrin”
Vendi i tretë – 500 €
Universiteti i Mitrovicës me projektin “CodePathX”.