Ministrja Nagavci mori pjesë në punëtorinë me Inspektoratin e Arsimit dhe disa Departamente

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në punëtorinë me Inspektoratin e Arsimit, Departamentin për Arsim Parauniversitar dhe Departamentin Ligjor, një aktivitet strategjik dhe profesional për sistemin arsimor të Kosovës.

Ministrja Nagavci theksoi se arsimi është një sistem kompleks që funksionon më së miri kur hallkat e tij janë të sinkronizuara dhe mbështesin njëra-tjetrën. Ajo shtoi se bashkëpunimi ndërmjet inspektorëve, departamenteve pedagogjike dhe departamentit ligjor është thelbësor për të siguruar një sistem arsimor të drejtë, efektiv dhe të orientuar drejt cilësisë, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Nagavci nënvizoi rëndësinë e qartësisë ligjore dhe zbatueshmërisë së udhëzimeve dhe rregulloreve, të harmonizuara me ligjet dhe politikat arsimore. Kjo siguron mbështetje për punën e inspektorëve dhe shkollave, garanton llogaridhënie dhe parandalon interpretime të ndryshme që mund të ndikojnë në vendimmarrje.

Ajo bëri thirrje që bashkëpunimi ndërmjet strukturave të MAShTI-t të mos mbetet një aktivitet i izoluar, por të krijohen praktika institucionale të përhershme. Forcimi i komunikimit, zhvillimi i udhëzimeve praktike dhe krijimi i mekanizmave të konsultimit janë elementë kyç për përballimin e sfidave dhe rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit në shërbim të arsimit.

Në fund, Nagavci ritheksoi përkushtimin e MAShTI-t për të mbështetur çdo iniciativë që përmirëson cilësinë, qartësinë dhe efektivitetin e legjislacionit dhe praktikave në arsimin e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors