Ministrja Nagavci mbajti takim përshëndetës me stafin e MAShTI

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrat në detyrë, Taulant Kelmendi dhe Arsim Ademi dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit, mbajtën takim përshëndetës me stafin e MAShTI, me ç’rast falënderoi zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Gjatë takimit, Ministrja theksoi se vitet e fundit janë shënuar me reforma dhe zhvillime të rëndësishme në sektorin e arsimit, përmes hartimit të politikave të reja dhe vendimeve të marra në bashkëpunim të ngushtë me stafin profesional të Ministrisë.

Ajo veçoi përmirësimin e legjislacionit dhe infrastrukturës, si dhe mbështetjen për personelin akademik. Po ashtu, theksoi prioritetin e dhënë arsimit profesional dhe zbatimit të modelit dual, si një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës.

Ministrja përmendi edhe politikat e reja në arsimin e lartë, përfshirë financimin e institucioneve bazuar në performancë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe llogaridhënies në sistemin arsimor. Në përmbyllje, ajo njoftoi se do të vazhdojë kontributin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës si deputete dhe anëtare e Komisionit për Arsim, duke theksuar se bashkëpunimi me MAShTI do të vazhdojë në mbështetje të zhvillimit të mëtejmë të arsimit në vend.

Ndërsa, Sekretarja e Përgjithshme, Fadile Dyla, e falënderoi Ministren në emër të stafit të MAShTI për kontributin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë mandatit të saj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors