Ministri i Arsimit, Ramë Buja do të vizitojë Shqipërinë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja më bashkëpunëtorë, do të udhëtojë të enjten për një vizitë në Shqipëri, ku të premten ai do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, Myqerem Tafaj.

Ministrat Buja dhe Tafaj, do të bisedojnë rreth çështjes së Abetares dhe integrimit të teksteve tjera shkollore mes dy vendeve, si dhe njohjes së diplomave.

Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë me gazetarë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors