Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pranuar detyrën nga ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci. Në ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të përgjegjësive institucionale u theksua rëndësia e vazhdimësisë së punës në funksion të zhvillimit të arsimit dhe avancimit të shkencës në vend.
Në kuadër të ceremonisë, ministrja në detyrë Nagavci falënderoi stafin e Ministrisë dhe partnerët institucionalë për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë periudhës sa ishte në udhëheqjen e institucionit.
Ndërsa, ministri i ri Çeku shprehu përkushtimin për vazhdimin e punës në përmbushje të objektivave strategjike dhe në ofrimin e politikave dhe shërbimeve cilësore për komunitetin arsimor dhe akademik.