KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), respektivisht Inspektorati i Arsimit, gjatë ditës së sotme, ka qenë vazhdimisht në kontakt me drejtoritë komunale të arsimit në komunat e Kosovës në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor për shkak të kushteve të veshtirësuara atmosferike.

Nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, rezulton se në të gjitha shkollat në Kosovë, mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në shkollat që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim të shkollave në komunën e Prishtinës.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërkaq, ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion.

Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen, në përputhje me legjislacionin në fuqi, respektivisht Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.

MAShTI do të vazhdojë të jetë në komunikim me komunat dhe institucionet arsimore për të garantuar vijueshmërinë e procesit edukativo-arsimor, duke e pasur prioritet sigurinë e nxënësve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors