KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, më datë 31 dhjetor 2025, është njoftuar përmes raportimeve mediatike lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj 12 zyrtarëve të Ministrisë, ndërsa deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim apo vendim zyrtar nga institucionet kompetente në lidhje me këtë çështje.

MAShTI mirëpret dhe respekton punën e institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe do të jetë e hapur dhe transparente në raport me çdo zhvillim zyrtar. Njëkohësisht, Ministria thekson respektimin e parimit të pafajësisë, ashtu siç garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, MAShTI vlerëson rolin e mediave në informimin e publikut dhe inkurajon që raportimi të jetë i saktë, i bazuar në fakte dhe në përputhje me standardet profesionale të gazetarisë, në mënyrë që të shmangen interpretimet e pasakta apo përgjithësuese, të cilat mund të çojnë në keqinformim të opinionit publik, të dëmtojnë procesin gjyqësor dhe të cenojnë integritetin institucional.

Po ashtu, MAShTI kërkon që gjatë raportimit të respektohet e drejta ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.

Ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës institucionale dhe llogaridhënies, në funksion të informimit të drejtë dhe korrekt të publikut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors