Formohet Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore

Me qëllim të avancimit të cilësisë së arsimit dhe forcimit të bazës profesionale në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka formuar Këshillin e Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore (KEPTSH).

Ky këshill përbëhet nga ekspertë të fushës së arsimit, të cilët do të kontribuojnë në analizimin dhe vlerësimin e programeve lëndore, shqyrtimin profesional të teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, si dhe në dhënien e rekomandimeve në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Kosovës dhe standardet bashkëkohore të arsimit.

Përbërja e Këshillit:Anita Kadriu – kryesuese, Fatos Osmani – anëtar, Zana Zeqiri – anëtare, Nazan Safqi – anëtare, Merita Gashi – anëtare, Driana Sogojeva – anëtare, Arbnor Pozhegu – anëtar, Agim Bujari – anëtar, Laura Lipoveci – anëtare, Flamur Maloku – anëtar, Linda Ukimeraj Harris – anëtare dhe Leunorë Krasniqi- sekretare e Këshillit.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim anëtarët e rinj të KEPTSH-it.

Gjatë këtij takimi u diskutuan pikat kyçe të aktiviteteve dhe punëve të parapara në planin dinamik të Këshillit, me fokus të veçantë në:procesin e rishikimit të programeve lëndore;rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore;shqyrtimin e dokumentacionit pedagogjik;rishikimin e listës së lektyrave shkollore dhe pasurimin e saj me tituj të rinj;hartimin dhe përzgjedhjen e teksteve për komunitetet joshumicë;përgatitjen e Katalogut të teksteve shkollore, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin arsimor.

Formimi dhe funksionalizimi i këtij këshilli përbën një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të cilësisë, koherencës profesionale dhe modernizimit të përmbajtjeve mësimore në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors