Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Banka Botërore dhe drejtoritë komunale të arsimit, nënshkruan sot marrëveshjen për dhënien e Granteve për Zhvillimin e Shkollave, të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat e Kosovës.
Përfitues të Granteve për Zhvillimin e Shkollave në këtë fazë janë 114 shkolla të Kosovës, projekt që zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe financohet nga Banka Botërore.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se me anë të këtyre granteve që ofrohen për shkollat, krijohet mundësia për ngritjen e cilësisë në arsim.
Pasi që i uroi shkollat përfituese, ministri Buja theksoi se “për fatin tonë të mirë kjo koincidon me një fokus të kësaj Qeverie: që të rrisim cilësinë në arsim”.
Last modified: 26 Gusht, 2022