MASHT

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA ME GJERMANINË QË SYNON TË RRISË PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE NË KOSOVË

3 Shkurt, 2022

Është nënshkruar sot Marrëveshja Zbatuese e Projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermane “Aftësimi për Tregun e Punës” (“Fit for Jobs”).

Projekti synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtorit tëGIZ Kosova, David Oberhuber, në praninë e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde dhe udhëheqësit të këtij projekti, Tobias Seiberlich.

Me këtë rast, ministrja Nagavci e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e madhe që ka dhënë Gjermania për vendin tonë, veçanërisht në fushën e arsimit përmes projekteve tërëndësishme zhvillimore. Ajo përmendi kontributin e vazhdueshëm të GIZ- në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, segment ky që është edhe në fokus të Qeverisë sëKosovës. 

Edhe ministri Murati u shpreh mirënjohës për mbështetjen e e madhe të shtetit gjerman për Kosovën, ndërsa theksoi se Arsimidhe Aftësimi Profesional dhe përmirësimi  i punësimit të të rinjve, është parakusht për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, ndërsa uroi që ky projekt të ndihmojë sa më shumë të rinjtë në Kosovë që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe të punësohen.

Ndërkaq, ministrat Nagavci e Murati u zotuan që do të punohet me përkushtim në zbatimin e këtij projektit gjatë tri viteve në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me GIZ Kosova.

Last modified: 17 Maj, 2022