Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.
Ministri Bajrami ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit, pa të cilën mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Ministri Bajrami theksoi se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës sa i përket përkushtimit të saj në ngritjen e cilsë.
“Po e nisim një projekt shumë të rëndësishëm, proejktin HERAS, i cili do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së universiteteve tona publike, në orientimin e universiteteve tona drejt shkencave aplikative dhe stimulimin e kërkimit dhe hulumtimit shkencorë”, theksoi ministri Bajrami.
Ndërsa, ambasadori i Austrisë, z. Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar, veçanërisht në arsimin e lartë.
Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe kap vlerën 2 milionë euro. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinje në fushën e shkecave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
HERAS, implementohet nga konzorciumi Austriak me shumë përvojë dhe prezentohet nga World University Service Austria (WUS Austria) si partner udhëhqëses, si dhe nga “Center for Social Innovation (ZSI)” dhe “Austrian Agency for International Mobility and Cooperation in Education, Science and Research (OeAD)”.
Last modified: 26 Gusht, 2022