Këtë e bëri të ditur Ministri i Arsimit shkencës dhe Teknologjisë z. Enver Hoxhaj në konferencën për media të organizuar me rastin e vizitës së Ministrit të Arsimit e të Shkencës së Shqipërisë z. Myqerem Tafaj që gjatë këtyre dy ditëve i bëri qytetit historik.
Ministri i Arsimit e Shkencës së Shqipërisë z Myqerem Tafaj, të shtunën dhe të dielën qëndroi për një vizitë zyrtare në qytetin e Prizrenit, me q`rast të shoqëruar nga ministri i MASHT-it z.Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë u pritën nga kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.
Të dy ministrat, Hoxhaj dhe Tafaj si dhe kryetari i komunës së Prizrenit z. Muja, biseduan për zhvillimet aktuale shoqëroro politike të vendit si dhe perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve ne fushën e arsimit, me theks të veçantë funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit.
Në konferencën për media, Ministri Hoxhaj deklaroi se themelimi i UP është në funksion përfshirjes sa më të madhe të rinisë në shkollimin e lartë dhe të rritjes së cilësisë në këtë nivel shkollimi në Kosovë.
Universiteti i Prizrenit do të jetë më karakter rajonal në të cilin do të mund të studiojnë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit. Sivjet janë pranuar 1200 studentë ndërkaq kanë konkurruar mbi 2300 të interesuar, ndërsa të interesuar për të qenë pjesë e stafit akademik janë mbi 600 kandidatë të cilët kanë mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe Universitet prestigjioze ndërkombëtare.
Ministri i Arsimit i Shkencës së Shqipërisë, z. Myqerem Tafaj është shprehur se “Qeveria e Shqipërisë, ka mirëpritur themelimin e UP-së në qytetin Historik të Prizrenit, dhe se do ta mbështesë atë në forma të ndryshme sipas nevojës e veçanërisht me kuadër profesional.
Përvoja e themelimit të universiteteve në rajone të ndryshme të vendit në Shqipëri është treguar shumë e suksesshme, besoj se kjo do të ndodhë me shumë sukses edhe në Kosovë, ndërsa Universiteti i Prizrenit për një kohë të shkurtër do të jetë i një cilësie të lakmueshme dhe konkurruese me te tjerët, ka thënë Ministri Tafaj.
Në pyetjen e gazetarëve drejtuar ministrit Hoxhaj se ç’farë do të bëhet me Fakultetin e Edukimit, ministri Hoxhaj është shprehur se, ky fakultet do të ekzistojë edhe më tutje por sivjet nuk do të regjistrohen student në vitin e parë përderisa ky fakultet sipas vlerësimeve të Agjensionit për Akreditim ende nuk i ka plotësuar kriteret. Ndryshe studentët e vitit të dytë të tretë dhe të katërt do të vijojnë mësimet këtu theksoi ministri Hoxhaj.
Last modified: 26 Gusht, 2022