MASHT

Në një organizim nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri” në Zvicër, u përmbyll viti shkollor

29 Qershor, 2024

Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi mori pjesë në një organizim madhështor nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri” në Zvicër ku edhe u përmbyll viti shkollor.

Me këtë rast, zëvëndësministri Kelmendi ka shprehur gatishmërinë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara misionin e ruajtjes dhe shtrirjes së gjuhës shqipe tek të gjithë fëmijët e mërgatës.

Ai tha se mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.

Zëvëndësministri Kelmendi theksoi se kontributi në mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, dhe përkushtimi i tyre i vazhdueshëm na jep shpresë që fëmijët tanë nuk do ta humbasin lidhjen me vendin e prejardhjes se tyre.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë kanë investuar në hartimin e kurrikulës së përbashkët dhe tekste shkollore për diasporën dhe në shumë nisma tjera të përbashkëta.

Last modified: 29 Qershor, 2024