Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kanë mbajtur takimin e radhës me përfaqësues të institucioneve arsimore të Rajonit të Gjilanit, me të cilët kanë biseduar lidhur me Profilizimin e mësimdhënësve nga klasa I-V.
Shumica e pjesëmarrësit në debat, në mesin e të cilëve ishin drejtor të Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës të ciklit fillor, vlerësuan se ideja për profilizim të mësimdhënësve erdhi si nevojë e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për përmirësimin e cilësisë në arsim. Në këtë takim ndër tjera u tha se me gjithë vështirësitë dhe sffidat me të cilat do të ballafaqohemi në këtë proces , angazhimi për t`ju qasur seriozisht kësaj reforme nuk do të mungojë, me synimin që të bëjmë më të mirën për arsimimin e të rinjve.
Që nga fillimi i këtij procesi, MASHT ka mabjtur takime në disa Qendra Rajonale të Kosovës ,në shumicën e të cilave janë prezent edhe përfaqësues të komunitetit të prindërve , po ku synohet të merret edhe mendimii dhe rekomandimet e dala nga ky debat , përkatësisht nga menaxhmentit të institucioneve arsimore të Kosoëvs dhe mësimdhënsve të cilët natyrisht do të jenë bartësit kryesor të këtij procesi .
Ndërsa zbatimi i metodës së profilizimit në arsimin parauniversitar, ku mësimdhënësi gjatë karrierës profesionale do të përgatitet dhe angazhohet për mësimdhënie vetëm me një klasë, është paraparë të fillojë në vitin e ri shkollor 2018/19.
Last modified: 24 Gusht, 2022