Investimet për ndërtim të këtyre qendrave shkollore do ti bëjë Qeveria e Luksemburgut, 8 milion euro, ndërkaq Qeveria e Republikës së Kosovës do të participoi me 1. 2 milion euro. Ndërtimi fizik i këtyre qendrave do të filloi së shpejti. Ndërsa Ministria e Arsimi,Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me komunat përkatëse,do të përcaktoi profilet dhe programet mësimore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe shefi i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëfinancim për ndërtimin e dy Qendrave të Ekselencës në Ferizaj dhe Prizren.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj e vlerësoi si një ditë të veçantë për dy komunat, por edhe për Kosovën në përgjithësi, sepse tashmë është konkretizuar puna për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Ekselencës në Ferizaj, e cila do të aftësojë të rinjtë në lëmin e Infermierisë dhe asaj në Prizren për lëmin e Tregtisë.
“Qendra që do të ndërtohet në Ferizaj, do të aftësojë të rinj për tregun e brendshëm të punës, por edhe për atë të jashtëm”, tha ministri,i cili theksoi se meritat për ndërtimin e kësaj qendre, por edhe asaj në Prizren, i takojnë kryesisht ambasadorit Weber, të cilin e vlerësoi si mik të madh të Kosovës.
Ministri Hoxhaj theksoi se “ndërtimi fizik i shkollës do të kryhet brenda vitit të ardhshëm, ndërsa për profilet dhe programet mësimore do të përcaktohemi së shpejti në bashkëpunim me komunat përkatëse dhe në harmoni me nevojat e tregut të punës.
Gjatë kësaj kohe do të përcaktohemi edhe për drejtorët e këtyre dy shkollave” tha Ministri Hoxhaj
Shefi i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, u shpreh i lumtur që shtetit të tij, i është dhënë mundësia që të investojë në ndërtimin e këtyre qendrave, arsimore. “Ja vlen të investohet për arsimimin e rinisë shumë dinamike kosovare për t’u krijuar kështu perspektivë më të mirë atyre dhe vendit tuaj mik”, tha z.Weber
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shprehur se për qytetarët e Ferizajt por edhe të Kosovës, ndërtimi i këtyre dy qendrave është një lajm i mirë. “Unë vetëm mund të falënderoj ambasadorin Weber dhe ministrin Hoxhaj dhe të uroj që shkollat të ndërtohen sa më shpejt dhe të jenë në dispozicion të të rinjve tanë”, tha ai.
Vlera investive e këtyre dy projekteve është 9.2 milion euro, prej të cilave 8 milion euro i ndanë Qeveria e Luksemburgut, ndërsa Qeveria e Kosovës participon me 1.2 milion euro.
Last modified: 26 Gusht, 2022