MIRATOHET LIGJI PËR EDUKIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me të cilin rregullohet ofrimi i edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit, prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me këtë ligj, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme ndër të tjera do të ofrojë:koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative, aftësim të dadove e qasje holistike.

Me këtë ligj po vendoset standard i ri, mundësi për të gjithë fëmijët që të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.

Krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, MAShTI është në finalizim të Kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke punuar shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrohet një mjedis i sigurt dhe mbështetës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors