Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitoi sot Komunën e Mitrovicës Veriore me ç’rast takoi kryetarin Erden Atiq me të cilin diskutuan për projektet në fushën e arsimit dhe nevojat e shumta që ka kjo komunë e lënë anash për shumë vite.
Ministrja Nagavci bashkë me kryetarin Atiq dhe deputeten Arjeta Fejza, vizituan shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë.
Me nxënës, mësimdhënës dhe menaxhmentin e shkollës biseduan për vitin e ri shkollor dhe kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve, në mënyrë që atyre mos ju mungojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.
Kjo shkollë ishte në gjendje të rëndë infrastrukturore për çka ministrja Nagavci bashkë me kryetarin diskutuan edhe për nevojën që sa më parë të rregullohet.
Last modified: 20 Shtator, 2023