MASHT

MINISTRJA NAGAVCI VIZITOI DY SHKOLLA NË KOMUNËN E PRISHTINËS

1 Shkurt, 2022

Në kuadër të vizitave në shkolla të ndryshme të Kosovës për të parë nga afër sfidat dhe problemet në organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë Covid 2019, fokus kryesor i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ishte bashkëbisedimi në lidhje me kërkesat dhe rekomandimet e stafit drejtues dhe mësimdhënësve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe përmirësimin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

Ministrja Nagavci gjatë ditës së sotme vizitoi Sh.F.M.U “Ganimete Tërbeshi në Llukar dhe Sh.F.M.U “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ku u bëri thirrje mësimdhënësve që të kenë kujdes në respektimin e masave dhe në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të nxënësve, pasi kjo është mënyra e duhur për mbajtjen e shkollave të hapura. Ministrja Nagavci theksoi se është e vetëdijshme për punën e madhe që bëhet në shkolla, ndërsa ftoi mësimdhënësit që të punojnë për përmirësimin e rezultateve në arsim dhe të minimalizohen humbjet që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë.Ministrja Nagavci gjithashtu falënderoi Këshillin e Prindërve për kontributin në këtë situatë, prindërit në përgjithësi, si dhe të gjithë akterët tjerë për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Nga informatat e fundit të Inspektoratit të Arsimit, aktualisht në vendin tonë procesi mësimor është duke u zhvilluar në 81 shkolla me skenarin C (mësim nga distanca), ndërsa shkollat tjera janë duke punuar sipas skenarëve tjerë me prani fizike.

Last modified: 17 Maj, 2022