MINISTRJA NAGAVCI U TAKUA ME MINISTREN E ARSIMIT TË SHQIPËRISË NË TIRANË

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Tiranë me ftesë të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Evis Kushi.

Ministret e Arsimit të të dyja vendeve kanë diskutuar përzhvillimet e fundit në fushën e arsimit parauniversitar dhe atijtë lartë, trajnime për mësuesit dhe shkëmbimin e përvojave tëtyre, zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit përfinancimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhësshqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. 

Ministrja Nagavci ka theksuar nevojën e rritjes sëbashkëpunimit në të gjitha nivelet, sidomos në fushën e arsimit dhe shkencës, ndërsa theksoi se marrëveshjetekzistuese me Shqipërinë duhet të impelementohen.

Gjithashtu, ministrja Nagavci dhe ministrja Kushi diskutuanedhe për hartimin e një programi të përbashkët për gjuhënshqipe, strategjinë për digjitalizimin e arsimit, mundësinë e bashkëpunimit mes NARIC Kosova dhe ENIC NARIC nëShqipëri. 

Ministret e Arsimit gjatë ditës kanë vizituar edhe shkollën“Misto Mame” në Tiranë, e cila ka projekte binjakëzimi me shkollat e Kosovës, ku kanë takuar nxënës dhe mësimdhënëstë kësaj shkolle. 

Ministrja Nagavci, po ashtu, e ka ftuar ministren Kushi përvizitë zyrtare në Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors