Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim dy nga përfitueset e bursave Master në Francë, studentet Shkurte Gashi dhe Blerta Abazi, studente në semestrin e katërt në fushën e arkeologjisë në Lion të Francës.
Bursat Master në Francë janë realizuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, në fund të vitit të kaluar.
Ministrja Nagavci i ka përgëzuar studentet për përzgjedhjen e tyre që të studiojnë në një drejtim i cili ka mungesë të kuadrove në Kosovë, ndërsa ka thënë se si Ministre është e gatshme që të ofrojë mbështetje parezervë për të rinjtë të cilët kanë ambicie për ngritje akademike.
Studentet Shkurta dhe Blerta falënderuan Ministren për mbështetjen financiare përmes bursave për vitin 2023/2024, ndërsa thanë se projektet e tyre të Masterit kanë për temë territorin e Kosovës.
Ato thanë se janë duke ndjekur semestrin e katërt të studimeve, ndërsa pritshmëritë e tyre janë që deri në shtator të kenë të gatshëm edhe projektin për doktoraturë.
Last modified: 29 Shkurt, 2024