Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim menaxhmentin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, me cilët ka folur për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit sa i përket ngritjes profesionale të mësimdhënësve, si dhe shkëmbimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, me qëllim njohjen e kulturës dhe krijimin e lidhjeve miqësore të nxënësve dhe mësimdhënësve nga të dy vendet.
Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit përmes politikave të Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e shqiptarëve të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, gjatë dy viteve të fundit ka ofruar falas tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë atje.
Ministrja Nagavci ka thënë se, asnjëherë nuk do të mungojë vullneti për të përmbushur kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë, për aq sa është përgjegjëse Ministria, por edhe për të krijuar mundësi kontakti dhe bashkëpunimi me komunat, të cilat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive në organizmin e arsimit parauniversitar.
Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Admir Nazifi falënderoi bashkë me përfaqësuesit tjerë të shkollës falenderuan ministren për pritjen dhe mundësinë që kërkesat e tyre të adresohen aty ku duhet.
Last modified: 19 Dhjetor, 2023