Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim disa nga përfaqësuesit e Institutit Alb-Shkenca, në kuadër të hapjes së takimit vjetor, i cili këtë vit po mbahet në Prishtinë, me temë: Shkencat natyrore dhe inteligjenca artificiale.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka falënderuar pjesëmarrësit në takim që gjetën kohën për të biseduar për punën dhe angazhimet e institucionit të parë shkencor mbarëshqiptar dhe mundësinë e krijimit të ndonjë platforme të bashkëpunimit në të ardhmen.
Ministrja Nagavci, ndër të tjera tha se ndjehet e gatshme që të mbështesë punën e këtij Instituti dhe se do të vlerësonte shumë rekomandimet që ata do të mund të ndanin me Ministrinë e Arsimit, me qëllim avancimin e shkencës në Kosovë.
Ndërsa, përfaqësuesit e Instutit Alb-Shkenca kërkuan që ndonjëra nga ministritë respektive, ajo e Kosovës apo e Shqipërisë, të ofronin një statut të mbështetjes së përhershme për Institutin.
Last modified: 13 Tetor, 2023