MASHT

MINISTRJA NAGAVCI TAKOI AMBASADORIN E BE NË KOSOVË, TOMAS SZUNYOG

1 Dhjetor, 2021

01 Dhjetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për sigurimin e cilësisë dhe gjithëpërfshirjen në arsim.

Ministrja Nagavci e njoftoi ambasadorin Szunyog për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit të cilat synojnë gjithëpërfshirjen në arsimin parauniversitar, veçanërisht komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian.
 
Ndër të tjera, Ministrja përmendi bursat për nxënësit e shkollave të mesme të këtyre komuniteteve, të cilat këtë vit janë financuar njëqind për qind nga buxheti i shtetit. 

Gjatë takimit u bisedua edhe për Degën e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, për njohjen e diplomave të Universitetit të Mitrovicës se Veriut.

Ministrja Nagavci, falënderoi ambasadorin Szungyn për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin, përmes projekteve të shumta që kanë ndikuar në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.
 
Në anën tjetër, Szunyog theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Arsimit në mënyrë që të arrihen synimet për përmirësimin e gjendjes në arsim dhe zhvillimin e vazhdueshëm në të gjitha nivelet e arsimit.

Last modified: 6 Qershor, 2022