MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI KOORDINATOREN PËR ZHVILLIM TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE ZËVENDËSSHEFEN E ZYRËS SË UNICEF-IT NË KOSOVË

21 Mars, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, të shoqëruar nga zëvendësshefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të avancimit të sistemit të arsimit dhe ofrimin e mundësive të përgatitjes sa më të mirë të të rinjve tanë për tregun e punës.

Ministrja Nagavci falënderoi koordinatoren Spence për mbështetjen e vazhdueshme të arsimit në Kosovë, ndërsa foli për prioritetet që ka MASHTI për zhvillim në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar që nga zhvillimi në fëmijërinë e hershme.

Po ashtu, ministrja foli edhe për punën që është bërë deri më tani, veçanërisht në arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë, si dhe për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, ajo përmendi edhe skemat e përkrahjes financiare të nxënësve dhe studentëve, përfshirë edhe atë të vajzave në STEM.

Ndërkaq, Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për MASHTI-n në realizimin e planeve dhe qëllimeve në arsim.

Last modified: 21 Mars, 2023