MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI AMBASADORIN E RI ITALIAN, ANTONELLO DE RIU

26 Janar, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Ministrja Nagavci fillimisht e ka uruar ambasadorin De Riu për detyrën e re duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Arsimit me Ambasadën e Italisë në Kosovë, ndërsa u shpreh e gatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Në takim me ambasadorin De Riu, ministrja Nagavci e njoftoi atë për gjendjen e përgjithshme në arsim, duke shtuar se prioritet i programit qeverisës është avancimi i arsimit në të gjitha nivelet si dhe i shkencës në Kosovë.

Ministrja Nagavci theksoi se është duke u punuar  për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim dhe se në vazhdën e realizimit të këtyre aktiviteteve është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, Ministrja foli edhe për Planin Strategjik të Arsimit 2022/2026, ku një nga kompentat është edhe digjitalizimi në arsim, si një proces shumë i rëndësishëm në ngritjen e cilësisë.

Ambasadori Antonello De Rio i shprehu ministres Nagavci vlerësimin e tij për punën dhe anagzhimin për aktivitetet që janë ndërmarrë në fushën e arsimit, ndërsa theksoi mbështetetjen e Qeverisë së Italisë për Kosovën edhe në të ardhmen.

Last modified: 17 Maj, 2022