Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Bibovic me të cilin ka diskutuar për çështje të rëndësishme në arsim dhe interesin e dyanshëm ndërshtetëror për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, Kosova dhe Mali i Zi kanë hapësirë për realizimin e shumë aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në arsim dhe shkencë.
Nagavci po ashtu shprehu gatishmërinë që të shtyjë përpara politikat, të cilat krijojnë lehtësira për bashkëpunim dhe mobilitet në fushën e arsimit.
Ndërsa, ambasadori Bibovic shprehu mirënjohjen e tij për universitetet publike në Kosovë, për përkrahjen e studentëve nga Mali i Zi, përmes sigurimit të kuotave.
Bibovic po ashtu tha se, shpreson që në muajt dhe vitet në vazhdim të finalizohen projektet në arsim.
Last modified: 7 Qershor, 2022