MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRANOI EKZEMPLARË TË PULLËS POSTARE “SHTËPITË SHKOLLA”

26 Shtator, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot u.d. Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu dhe Menaxheren për marrëdhënie ndërkombëtare, Argjira Grapci, nga të cilat ka pranuar ekzemplarë të pullës postare “Shtëpitë shkolla”.

Ky emision i pullave postare është lëshuar në qarkullim për të shënuar 30 vjetorin e shtëpive shkolla.

U.d. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu theksoi rolin dhe rëndësinë që ka pulla postare si një nga simbolet e shtetit, ndërsa theksoi nevojën e promovimit të këtyre pullave që janë edhe simbol i kujtesës kolektive dhe promovimit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Nagavci falënderoi Postën e Kosovës që përmes lëshimit në qarkullim të kësaj pulle postare ndëron të gjithë ata qytetarë që kanë lëshuar shtëpitë e tyre për arsimimin e fëmijëve tanë në kohë të vështira, por edhe mësimdhënënsit, prindërit e nxënësit e viteve të 90-ta.

Last modified: 26 Shtator, 2022