MASHT

MINISTRJA NAGAVCI NDAN ÇMIMET “SHKENCËTAR I VITIT” DHE “SHKENCËTAR I RI I VITIT” PËR VITIN 2021

7 Shkurt, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë çmimet “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2021, ku Ibadete Bytyçi nga fusha e mjekësisë është shpallur “Shkencëtare e vitit” dhe Fjolla Kaçaniku nga fusha e edukimit “Shkencëtare e re e vitit”.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit fokus kryesor do tëketë orientimin dhe përgatitjen e hulumtuesve tanë për t’iu mundësuar atyre që të kenë qasje më të lehtë në tregun global të dijes.

Nagavci rikujtoi se, ditë më parë është Konstituar Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe vendi ynë tashmë është anëtar i asociuar në Programin Horizon. Ajo tha se angazhimi nëpërkrahjen e hulumtuesve tanë nuk do të jetë vetëm në aspektin e mbështetjes financiare, por edhe duke ju krijuar kushte më të mira infrastrukturore për punë kërkimore shkencore. 

Nagavci gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të fillojë plotësim ndryshimi i Ligjit për veprimtari kërkimore/shkencore në vend, duke e harmonizuar atë me kërkesat dhe aktivitetet aktuale të kohës, aktivitetet inovative dhe pjesëmarrjen në fondet e BE-se për hulumtim.

Kryetari i Këshillit Shkencor të MASHTI, Shyqeri Kelmendi uroi që këto dy shkencëtare  të ndjekin këtë rrugë, në mënyrë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht edhe në lëmin e shkencës.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limanitha se fusha e mjekësisë dhe fusha e edukimit janë dy fusha të goditura nga pandemia, prandaj uroi që këto çmime të shërbejnë si motiv për punë më të madhe në këto lëmi.

Shkencëtarja e vitit, Ibadete Bytyçi dhe shkencëtarja e re e vitit,Fjolla Kaçaniku thanë se, vlerësimi që u është bërë përmes këtyre çmimeve do të shërbejë që këto kërkime të aplikohen edhe në praktikë.

Ibadete Bytyqi është Doktore e shkencave mjekësore/kardiolog. Ajo është anëtare e shumë shoqatave kardiologjike nëerkombëtare, ka 8 mirënjohje në nivel kombëtar dhe internacional për arritje profesionale shkencore, 4 libra, në kuadër të tyre janë 3 udhërrëfyes vendor dhe një ndërkombëtar. Po ashtu, ka 44 punime shkencore dhe 17 punime si autore e parë.

Në konferneca shkencore ndërkombëtare është paraqitur me gjithësej 72 abstrakte, prej tyre 42 si autore e parë.

Fjolla Kaqaniku është Doktore në fushën e shkencave tëedukimit. Puna e saj shkencore është prezantuar përmes punimeve të paraqitura në databaza të cilat janë të indeksuara në Scoppus në kuartalin e dytë  Q2 dhe Q3, të njohura ndërkombëtarisht si platforma shumë cilësore ku është bërë prezantimi i punës shkencore.

Last modified: 17 Maj, 2022