Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Konferëncën përmbyllëse të projektit “Shpresë”, me temë: Zhvillimi i edukimit parafillor në katër vitet e fundit-prioritetet dhe zotimet për të ardhmen, ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të cilët kanë ndihmuar realizimin e këtij Projekti.
Ministrja Nagavci me këtë rast vlerësoi se, prioritetet e projektit “Shpresë” janë në pajtueshmëri të plotë më prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, sa i përket zhvillimit dhe rëndësisë së edukimit në fëmijërinë e hershme, pasi çdo investim në këtë fushë ndikon në zhvillimin e familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Nagavci ofroi mbështetjen e plotë të saj në krijimin e kushteve sa më të mira dhe rritjen e kualitettit në edukimin e hershëm, ndërsa zbatuesit e Projektit i përgëzoi për arritjen e rezultatave nga të cilat kanë përfituar shumë fëmijë, edukatorë, studentë dhe shkolla të Kosovës.
Ministrja Nagavci tha se, Qeveria e Kosovës duke e pasë prioritet edukimin e hershëm, këtë prioritet e ka renditur në objektivën e parë të Planit Strategjik të Arsimit 2022/2026, i cili gjatë këtyre ditëve do të dalë në dëgjim publik, ndërsa është duke punuar me përkushtim që Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme ta dërgoj në Qeveri për aprovim.
Ndër të tjera, Nagavci rikujtoi se MAShTI, në bashkëpunim me partnerët e saj është duke i mbështetur fëmijët në moshën e hershme, duke përfshirë edhe ata jashtë institucioneve parashkollore, për të cilët është krijuar Platforma Online “Edukimi në Distancë”, platformë kjo e cila brenda saj ka të prezantuara mbi 1200 aktivitete ditore, të organiziuara nëpër grup-mosha dhe fusha të zhvillimit, të cilat prezantohen edhe në gjuhët e komuniteteve si serbe, turke dhe atë rome.
Ministrja gjithashtu foli edhe për themelimin e Komitetit Këshillues për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe ndarjen e mjeteve për ndërtimin e çerdheve të reja dhe adaptimin e objekteve ekzistuese me qëllim që të rritet përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe atyre t’u ofrohet edukim sa më cilësorë.
Ndryshe, projekti “Shpresë” i cili është zbatuar nga Caritasi i Zviceran përgjatë periudhës 2018-2022, ka kontribuar në përmirësimin e cilësisë së edukimit parafillor dhe ofrimin e shërbimeve për këtë nivel në Kosovë.







Last modified: 16 Qershor, 2022