Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për krijimin e kushteve për arsim cilësor për të gjitha komunitetet në të gjitha nivelet e arsimit në gjuhën e tyre amtare.
Kështu është shprehur ministrja Arbërie Nagavci në Samitin e dytë vjetor mbi Antigjipsizmin, në panelin e diskutimit me temën “Antigjipsizmi dhe fëmijët: Sa i mësojmë fëmijët mbi diversitetin, barazinë dhe përfshirjen?”.
Ministrja Nagavci ka theksuar se arsimi i komuniteteve në Kosovë është i përfshirë në dokumentet e politikave të arsimit te MAShTI-it jo vetëm si e drejtë, por edhe si një bazë për zhvillim individual dhe të kuptuarit e diversitetit.
Po ashtu, ajo tha se Ministria e Arsimit nyo gjithyo veprimtarinyo e vet adreson tyo drejtyon themelore pyor arsim dhe kjo e drejtyo yoshtyo e garantuar pyor tyo gjithyo qytetaryot e Republikës syo Kosovyos pa dallim gjinie, etnie apo gjendje tjetyor.
Duke folur për planifikimet dhe aktivitetet në këtë drejtim, Ministrja ndër të tjera përmendi trajtimin e të drejtave të njeriut përmes fushës kurrikulare “Shoqëria dhe Mjedisi”.
Po ashtu, ministrja Nagavci përmendi mbështetjen për rritjen e përfshirjes, që do të bëhet edhe përmes qendrave mësimore me bazë në shkollë dhe me bazë në komunitet. Ajo tha se deri më tani janë regjistruar 16 qendra mësimore, ndërsa në proces të shqyrtimit për regjistrim janë edhe rreth 20 të tjera.
Sa i përket stimulimit për vazhdimin dhe vijimin e shkollimit të mesëm të lartë, ministrja Nagavci tha se MAShTI ka rritë buxhetin për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjipianë dhe buxheti i planifikuar është 150.000 euro.
Ministria Nagavci theksoi se duhet të punojmë të gjithë bashkë për të eliminuar çdo paragjykim, ndërsa tha se MAShTI është i përkushtuar për të siguruar gjithëpërfshirje dhe se edhe rekomandimet që dalin nga ky Samit do të ndihmojnë në këtë drejtim.
Samiti mbi Antigjipsizmin u organizua nga organizata Terre des hommes delegacioni në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat partnere Voice of Roma, Ashkali and Egyptians dhe HEKS Foundation në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët”.
Last modified: 7 Qershor, 2022