MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË LANSIMIN E STUDIMEVE GJURMUESE PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL

30 Shtator, 2021

30 Shtator 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog, kanë marrë pjesë në lansimin e Studimeve Gjurmuese që u lansua sot nga LuxDev dhe Instituti EdGuard, përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Ministrja Nagavci tha se arsimi dhe aftësimi profesional paraqesin prioritet kyç të kësaj qeverisje, ndërsa theksoi se ndërlidhja me tregun e punës është jetike në mënyrë që diplomimi i të rinjve nga shkollimi i tyre të ketë kuptim. 

Përmes projektit Studimet Gjurmuese, do të sigurohen statistika dhe të dhëna se cila është lidhja e arsimit me tregun e punës.

Ministrja tha se këto informata do të mundësojnë që arsimi dhe aftësimi profesional i të rinjve të jetë në përputhje me tregun, duke mundësuar kështu punësim të shpejtë e të qëndrueshëm. 

Ministrja Nagavci shtoi se përkushtimi ynë është që të sigurojmë një studim gjurmues gjithëpërfshirës që na ofron të dhëna të besueshme empirike që janë në shfrytëzim jo vetëm për politika të nivelit qendror, por, mbi të gjitha për vet shkollën. 

Ajo theksoi se Studimet gjurmuese e kanë përkrahjen e plotë në zbatim, pasi siç u shpreh, kjo reformë do të jetësojëpërkushtimin institucional për ndërlidhje të arsimit me tregun e punës.

Last modified: 7 Qershor, 2022