MASHT

MINISTRJA NAGAVCI KA VIZITUAR EKSPOZITËN “EMPTY BOWL”, E PUNUAR NGA FËMIJËT E OJQ AUTIZMI

20 Qershor, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar punimet e ekspozitës “EMPTY BOWL”, e punuar nga fëmijët e OJQ Autizmi. 

Ministrja Nagavci gjatë bashkëbisedimit me organizatorët e ekspozitës, fëmijët pjesëmarrës dhe prindërit, ka thënë se, aktivitete të tilla janë të mirëpritura gjithnjë sepse janë një mundësi e mirë që këta fëmijë të shprehin talentin e tyre për artin dhe të bukurën.

Kryetarja e Shoqatës “AUTIZMI”, Hatixhe Hoxha ka falënderuar studion “URA” për projektin e realizuar me fëmijët e kësaj shoqate, ndërsa ka shtuar se, personat me autizëm kanë talente të fshehura të cilat kanë dalë në pah përmes kësaj ekspozite.

Bartësja e projektit “EMPTY BOWL”, Laura Sllamniku Kryeziu ka bërë të ditur se, punimet rreth kësaj ekspozite kanë qenë sa sfiduese aq edhe të realizuara mirë nga fëmijët pjesëmarrës.

Pas realizmit me sukses të ekspozitës, gjatë muajit të kaluar me punët e realizuara nga fëmijët e Sos Fshatrave të Kosovës dhe OJQ Handikos, është realizuar edhe ekspozita “EMPTY BOWL”, projekt i financuar nga kompani vendore ne bazë të Ligjit të sponsorizimit dhe aprovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Last modified: 20 Qershor, 2024