MASHT

MINISTRJA NAGAVCI KA TAKUAR STAFIN DREJTUES TË AGJENCISË SË STATISTIKAVE TË KOSOVËS

12 Dhjetor, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar stafin drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë dhe grumbullimin e të dhënave në terren, i cili pritet të bëhet nga data 1 shtator deri më 16 tetor të vitit të ardhshëm.

Ministrja Nagavci, me këtë rast ka theksuar rëndësinë e statistikave dhe ka thënë se të dhënat e grumbulluara nga ky proces janë të rëndësishme për planifikim dhe vendimmarrje në lidhje me politikat arsimore.

Theks të veçantë në këtë takim iu kushtua të dhënave që do të përdoren për fushën e edukimit, duke filluar nga riorganizimi i rrjetit të shkollave, rritjen e numrit të fëmijëve në edukimin e hershëm përmes ndërtimit të çerdheve në vendbanime specifike, bazuar në nevojë dhe ofrimin e mundësive të barabarta për qasje në arsim dhe pjesëmarrje në shkollat e rregullta të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe aftësi të kufizuara.


Ky takim kishte për qëllim prezantimin e procesit të regjistrimit dhe përmbajtjen e pyetësorëve që do të aplikohen në regjistrimin e popullsisë së Kosovës.

Last modified: 12 Dhjetor, 2022