MASHT

Ministrja Nagavci ka inauguruar një çerdhe në Junik dhe dy në komunën e Gjakovës

16 Janar, 2025

Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu kanë bërë inaugurimin e çerdhes në Junik, investim i Ministrisë së Arsimit. Në inaugurim morën pjesë edhe këshilltari i lartë dhe shefi i stafit, Muhedin Nushi dhe drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Junikut, Xhavit Veliaj.

Adaptimi i objektit nga shkolla në çerdhe në Junik është investim në vlerë 93,019.00 euro, ndërsa pajisja me inventar ka kushtuar 61,334.02 euro. Çerdhja ka sipërfaqe 430 m² dhe kapacitet për 40 fëmijë. Totali i investimeve gjatë këtij mandati në komunën e Junikut është 1,683,942.99 euro.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, investimet infrastrukturore të cilat po inaugurohen në vazhdimësi, tregojnë përkushtimin e MAShTI-t për të përmirësuar kushtet e edukimitdhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Pas inaugurimit në çerdhes në Junik, ministrja Nagavci, bashkë me udhëheqësin e Sektorit për Arsim në Gjakovë, Zymer Berisha, fillimisht kanë inauguruar çerdhen në fshatin Bishtazhin dhe më pas edhe në Shishmon të Gjakovës.

Adaptimi i shkollës në çerdhe në fshatin Bishtazhin, me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 70 fëmijë, do të krijojë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Për realizmin e këtij projekti MAShTI ka ndarë 126,613.82 euro për adaptimin e objektit dhe 56,578.64 euro për furnizim me pajisje.

Ndërsa, rinovimi i çerdhes në fshatin Shishmon, bashkë me inventarin është investim në vlerë mbi 100 mijë euro. Kjo çerdhe me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 30-40 fëmijë është një hap i rëndësishëm për të siguruar kushte të mira për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të kësaj zone. Totali i investimeve në komunën e Gjakovës gjatë këtij mandati është 11,835,812.42 euro.

Last modified: 16 Janar, 2025