MASHT

Ministrja Nagavci dhe Ministri i Arsimit, Rinisë, Burimeve dhe Inovacionit të Republikës së Maltës, Clifton Grima nënshkruajnëMarrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit

24 Qershor, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Arsimit, Rinisë, Burimeve dhe Inovacionit të Republikës së Maltës, Clifton Grima nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi e cila synon bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe inovacionit mes Kosovës dhe Republikës së Maltës. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje e pranishme ishte edhe Ambasadorja jo-rezidente për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante.

Kjo Marrëveshje përfshinë: Shkëmbimet akademike dhe të stafit mësimdhënës me fokus në sektorin e arsimit profesional, shkëmbimin e përvojave edukative dhe praktike në implementimin e arsimit dual si dhe bashkëpunimin në arsimin e lartë në programet e edukimit lidhur me menaxhimin e hotelerisë dhe mikpritjes.

Në kuadër të vizitës në Maltë, ministrja Nagavci ka zhvilluar takime me ministrin për Turizëm dhe Pastërti Publike në Republikën e Maltës, Clayton Bartolo, me të cilin kanë ndarë objektivat e përbashkëta drejt zhvillimit të turizmit në vende si Kosova dhe Malta.

Po ashtu, kanë diskutuar rreth mundësive aktuale për programe bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit, duke theksuar se hapësirat për bashkëpunim institucional duhen shfrytëzuar sa më efektivisht.

Ministrja Nagavci ka vizituar edhe Kolegjin e Arteve, Shkencës dhe Teknologjisë (MCAST) ku Drejtori, Prof. Joachim James Calleja, njëherësh President i Forumit Evropian për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (EfVET), e ka ftuar Kosovën të anëtarësohet në këtë Forum. Të vetëdijshëm që sot tregu i punës është ai që orienton arsimin profesional, përvoja e gjatë e këtij Kolegji është shembull për t’u ndjekur.

Last modified: 24 Qershor, 2024

Comments are closed.