07 Shkurt 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka vizituar sot Rekoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është takuar me rektorin Marjan Demaj dhe prorektorët të këtij universiteti.
Ministrja Bajrami e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit për rezultatet e arritura në këtë institucion të arsimit të lartë publik, ndërsa shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.Ministrja e Arsimit, theksoi se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për tëpërmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.Nga ana e tij, rektori Demaj falënderoi Ministren Bajrami dhe po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja.
Last modified: 8 Qershor, 2022