13 Mars 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e priti sot drejtoreshën e Caritasit Zviceran në Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Ministrja Bajrami e falënderoi drejtoreshën Arbenz për punën që ka bërë Caritasi Zviceran në Kosovë, ndërsa theksoi se mbështetja e partnerëve zhvillimorë është shumë e rëndësishme për MAShTI-n në realizimin e planeve për ta përmirësuar gjendjen e arsimit në Kosovë.Nga ana e saj, drejtoresha Arbenz e uroi Ministren për detyrën dhe e informoi atë për ecurinë e projektit “Vendosja e standardeve të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë” (SHPRESE), i cili është duke u realizuar nga Caritasi Zviceran, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe fakultetet e Edukimit në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.
Last modified: 8 Qershor, 2022