19 Shkurt 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur një grup të grave nga Partia për Veprim Demokratik të Preshevës dhe Bujanovcit, të prirë nga Ardita Sinani, kryetare e degës së kësaj partie në Preshevë.
Në këtë takim u bisedua për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe për gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Po ashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mundësitë se si Kosova mund të mbështesë arsimimin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në këto treva.
Ministrja Bajrami premtoi se do të angazhohet që brenda mundësive dhe kompetencave që ka, të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së arsimit atje, por edhe për të krijuar më shumë mundësi arsimimi, sidomos në arsimin e lartë në Kosovë, për të rinjtë e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Last modified: 8 Qershor, 2022