MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI AMBASADORIN E GJERMANISË NË KOSOVË

12 Shkurt, 2020

12 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim dhe prioritetet që ka Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar gjendjen në arsim.

Ambasadori Heldt i uroi detyrën e re ministres Bajrami dhe ia konfirmoi asaj mbështetjen e partnerëve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.Ministrja Bajrami falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët zhvillimorë, mënyrë që të mos ketë ngecje apo vështirësi në implementimin e projekteve.

Last modified: 8 Qershor, 2022