12 Shkurt 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.
Ambasadori Weidinger përveç urimeve për suksese, ministres Bajrami ia konfirmoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e arsimit, në veçanti arsimin e lartë, ku është e koncentruar mbështetja austriake.Ministrja Bajrami falënderoi Austrinë, e cila i ka ndihmuar Kosovës në vazhdimësi në shtetformim dhe shtetndërtim, ndërsa theksoi nevojën e mëtutjeshme për mbështetje në arsim, në mënyrë që të realizohen prioritetet dhe të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës.
Last modified: 8 Qershor, 2022