26 Mars 2021
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci priti në takim kryetarin e SBAShK-ut, z. Rrahman Jasharaj dhe Kordinatorin për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri, me të cilët bisedoi për situatën aktuale në sektorin e arsimit.
Ministrja Nagavci falënderoi udhëheqësit e SBAShK-ut për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, veçanërisht për kontributin e dhënë në organizimin e mësimit në kushte të pandemisë COVID-19. Ajo u shpreh e gatshme për bashkëpunim me Sindikatën në mënyrë që të arrihen synimet e përbashkëta për menaxhim të situatës aktuale, por edhe për realizimin e politikave për zhvillimin e arsimit.
Kryetari i SBAShK-ut e uroi ministren Nagavci për detyrën e re, ndërsa theksoi se janë të gatshëm për bashkëpunim gjithmonë për të gjitha çështjet dhe proceset ku ata mund të kontribuojnë.
Last modified: 8 Qershor, 2022