MASHT

Ministria e Arsimit ndanë bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

28 Tetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka vizituar Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku nxënësve të këtij gjimnazi iu ka kumtuar vendimin për ndarjen e 113 bursave, pra për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas këtij vendimi, të cilin ministri Bajrami ua ka dorëzuar solemnisht kryetarëve të klasave, Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësve do t’u ndajë bursë shtetërore, prej 50 euro në muaj për gjithë vitin shkollor. Ministria, po ashtu, do t’u mundësojë  të gjithë nxënësve të këtij gjimnazi që të ushqehen në Mensën e Studentëve në Prishtinë. 

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka theksuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe stimulimin e tyre financiar, veçanërisht për nxënësit të cilët zgjedhin këto drejtime edhe në nivelin universitar.



 “Jam këtu për t’ju siguruar se do të keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe timen. Ju jeni shpresa e Kosovës, sepse ju keni zgjedhë të vazhdoni shkollimin në një gjimnaz shumë të rëndësishëm, të cilin do ta quaj gjimnaz të ekselencës dhe njerëzve inovativ. Sot, kam ardhur për t’ju takuar juve dhe për t’ju komunikuar vendimin të cilin e kam  marrë dhe të ju siguroj që ky gjimnaz do të jetë shkollë elitare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Pra, nëse zgjedhni që të studioni matematikën do të keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit”, ka theksuar ministri Bajrami.



Ministri Bajrami, ka vlerësuar lartë punën e mësimdhënësve të kësaj shkolle në përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e matematikës dhe nxjerrjen e talentëve të rinjë.

Last modified: 29 Gusht, 2022