12 Tetor 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jöern Rohde, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në arsim dhe për projekte të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë arsimin parauniversitar.
Ministri Likaj falenderoi Ambasadorin Rohde për përkrahjen që ka ofruar shteti i tij nëpër vite për arsimin në Kosovë, ndërsa theksoi se Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në arsim.
Ministri Likaj ka folur për angazhimin e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e arsimit përmes projekteve të mëdha, ku një nga partnerët kryesorë mbetet GIZ-i gjerman, e të cilat kanë dhënë një kontribut të madh për krjimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë në arsim.
Në këtë takim u bisedua edhe për synimet e Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin në arsim përmes Strategjisë për digjitalizim në arsim.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jöern Rohde shprehu gatishmërinë e Qeverisë Gjermane që ta mbështesë arsimin në Kosovë edhe në të ardhmen.
Last modified: 8 Qershor, 2022