MASHT

MINISTRI LIKAJ VIZITOI KOMUNËN E GJILANIT DHE TË VITISË

20 Gusht, 2020

20 Gusht 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku Rexhepi, në vazhdim të vizitave për bashkërendim të aktiviteteve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 janë pritur sot në takim nga kryetari i Gjilanit dhe ai Vitisë.

Në takimet me kryetarët Lutfi Haziri dhe Sokol Haliti është biseduar për ecurinë e përgatitjeve për fillimvitin shkollor dhe rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, në mënyrë që të evitohen problemet e mundshme, dhe organizmi i vitit shkollor të shkojë sa më mirë.

Ministri Likaj foli për vështirësitë që po e shoqërojnë procesin e përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor në situatë të pandemisë COVID-19 dhe dokumentetet e hartuara nga MASh, të cilat edhe përcaktojnë tre skenarët për fillimin e mësimit më 1 shtator.

Ndërsa, kryetarët e komunave Gjilan dhe Viti u shprehën të gatshëm për bashkëpunim me MASh dhe të gjitha institucionet relevante, në mënyrë që të respektohen të gjitha masat e rekomanduara nga MSh-ja dhe IKShPK-ja, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Last modified: 8 Qershor, 2022