25 Qershor 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj u takua me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për gjendjen në arsim dhe planet për ta zhvilluar arsimin në të gjitha nivelet.
Në këtë takim, ministri Likaj shprehu mirënjohjen për kontributin që Italia ka dhënë për zhvillimin e Kosovës, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe shprehu gatishmërinë që të koordinojë edhe më tej aktivitete të përbashkëta.
Nga ana e tij, ambasadori Orlando tha se, janë të interesuar të shtyjnë përpara shkëmbimin e ndërsjellë të studentëve dhe mësimdhënësve, të krijojnë mundësi për mësim të gjuhës italiane dhe të zgjerojnë bashkëpunimin strategjik e politik në mes të dyja vendeve.
Ministri Likaj dhe ambasadori Orlando u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Last modified: 8 Qershor, 2022