11 Qershor 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për projektet që janë duke u realizuar në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes MASh dhe kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.
Ministri Likaj falënderoi UNICEF-in për mbështetjen që i ka dhënë arsimit në Kosovë në çdo kohë, ndërsa përmendi disa nga prioritetet e vendosura për ngritjen e cilësisë së edukimit dhe arsimimit në vendin tonë, për të cilat mbështetja e UNICEF-it është shumë e rëndësishme.Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin i uroi suksese ministrit Likaj në punën e tij dhe theksoi gatishmërinë për mbështetje në menaxhimin e situatës së pandemisë sa i përket arsimit, duke u zotuar në mbështetje të vazhdueshme ndaj MASh edhe në projektet e përbashkëta në vazhdimësi dhe bashkëpunim në të gjitha politikat prioritare të Ministrisë. Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë ia prezantoi ministrit Likaj edhe prioritetet e UNICEF-it në fushën e arsimit si: Edukimi në fëmijërinë e hershme, Programe për arsimin dhe përfshirjen e të rinjve në treg të punës dhe Edukimin Gjithpërfshirës.
Last modified: 8 Qershor, 2022