MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI SHEFIN E ZYRËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS NË PRISHTINË

10 Qershor, 2020

10 Qershor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës (KE) në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtaren e lartë për projekte në KE, Vjosa Rogova- Damoni.

Ministri Likaj, pasi që pranoi urimet për detyrën e re nga shefi i Zyrës së KE në Prishtinë, falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në sektorin e arsimit përmes projekteve, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në arsim.Ministri Likaj përmendi disa prioritete, në mesin e të cilave edhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, në atë parafillor, të fëmijëve me nevoja të veçanta, të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, parandalimin e braktisjes së shkollës dhe prioritete të tjera.Prandaj, Ministri theksoi nevojën e mbështetjes edhe më të madhe nga Këshilli i Evropës dhe parnerët tjerë zhvillimor, në mënyrë që të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi më cilësor në të gjitha nivelet, si dhe të sigurohet gjithëpërfshirja në arsim. Ndërsa, ai theksoi gatishmërinë për të shtyrë përpara të gjitha përgjegjësitë e MASh në realizimin e projekteve me partnerët zhvillimor.Gjatë këtij takimi, u diskutua në veçanti për projektin “Ndërtimi i Kapacitetit për Gjithëpërfshirje në Arsim-INCLUDE”, që synon të përmirësojë pjesëmarrjen dhe çasjen në arsim gjithëpërfshirës për vajzat dhe djemtë nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Last modified: 8 Qershor, 2022