01 Mars 2021
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Christopf Weidinger, udhëheqësen e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Prishtinë znj. Sandra Horina si dhe znj. Albulena Zaimi Menaxhere e programeve të edukimit në ADA.
Ministri Likaj falënderoi ambasadorin Weidenger për mbështetjen e madhe që shteti austriak i ka dhënë Kosovës veçmas në fushën e Arsimit të Lartë dhe Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Tutje, u diskutua për progresin e deritanishëm dhe për aktivitetet e ardhshme.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christopf Weidinger, theksoi se Austria do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të vazhdojë të mbështesë ngritjen e cilësisë të sistemit arsimor të Kosovës.
Last modified: 8 Qershor, 2022